Zhvillimi dhe demokratizimi i institucionit
të parlamentit përbën një nga drejtimet
themelore të reformave institucionale në Shqipëri.
Ky proces merr një rëndësi të vecantë,
duke patur parasysh mënyrën se si është
ndërtuar dhe rolin që ka luajtur ky institucion
gjatë etapave të krijimit dhe të zhvillimit
të shtetit shqiptar.
Anëtarët themelues, duke qenë
se kanë punuar si këshilltarë në Kuvend
për një kohë të gjatë, vendosen
të krijojnë këtë Qendër për
të ruajtur dhe zhvilluar traditën pozitive në
këtë fushë si dhe për të dhënë
një kontribut në praktikat parlamentare.
Qendra është krijuar si një
organizatë jo qeveritare, pa qëllime politike.
Anëtarët synojne që nëpërmjet studimeve
dhe analizave, duke shfrytëzuar dhe përvojen e
përparuar në fushën parlamentare të
vendeve të tjera, të influencojnë në
mënyrë objektive në procesin e zhvillimit
dhe modernizimit të jetës parlamentare.